Vrau nënën e tij, del FOTO e 24-vjeçarit/ I riu, student ekselent në SHBA

I riu që shihni në foto është Albi Muhollari, i cili akuzohet se mbyti nënën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Përmet.

Muhollari mbyti nënën e tij Zeniat Muhollari me platsmas. 24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent, ndërkohë dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.

I riu ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu mësohet se pak ditë më parë, 24-vjeçari ishte kthyer nga SHBA bashkë me nënën dhe babain e tij.