‘Një poezi për çdo ndjenjë’/ Jasemina Dalipi, poetja më e re e Elbasanit, boton librin e saj të parë

Jasemina Dalipi është poetja më e re e Elbasanit. Vetëm 11 vjeç, kjo vajzë e mrekullueshme sapo ka botuar librin e saj të parë ‘Një poezi për çdo ndjenjë’.  

Nxënëse e shkollës ‘Falid Gurmani’, Jasemina Dalipi është në klasën e pestë dhe i pëlqen të shkruajë në kohën e saj të lirë, ndryshe nga shumë moshatarë të saj që në këtë moshë janë ‘të pushtuar’ nga teknologjia dhe rrjetet sociale.

Vullneti, dëshira, ambicia dhe pasioni i Jaseminës, janë disa prej vlerave dhe virtyteve të saj më të mira, për ta nisur me sukses rrugën e gjatë në botën e madhe të poetëve.

Në rrugëtimin e saj të vështirë por shumë të bukur, Jasemina ka mbështetjen e mësueses, prindërve, si dhe shokëve dhe shoqet, që janë dhe ‘kritikët’ e saj më të mirë.

Një poezi për çdo ndjenjë’ flet për natyrën prindërit mësuesen nxënësit dhe gjërat që na rrethojnë në jetën e përditshme. Për të qënë një shkrimtare mua më kanë mbështetur mësuesja prindërit dhe gjithashtu shoqet dhe shokët.

Ideja ime më e madhe është që librin e dytë ta filloj me titullin ‘Çamëri’ sipas historisë që më ka treguar gjyshi im në të shkuarën’, shprehet Jasemina për kamerat.