Situtatë e qetë në veri të Kosovës

Situata në Zveçan të dielën vazhdon të jetë e qetë. Rreth objektit të komunës janë mbledhur numër i vogël i serbëve lokalë.

Po ashtu, situata është e qetë edhe në Leposaviq. Në këtë komunë janë mbledhur numër më i madh i protestuesve megjithatë situata vazhdon të jetë e qetë. Situatë e njëjt është edhe në Zubin Potok, njofton RTK.

Në të tri komunat situata po monitorohet nga forcat paqëruajtse të KFOR-it.