Ashton rrëshqiti nëpër këmbët e mbrojtësit John Stones dhe lojtarëve të tjerë të skuadrës. Në një moment ai u përfundoi në çantën e Grealish, për të cilën ylli i futbollit anglez u përgjigj: "Hej, shiko çantën time Gucci".

Se trofeu i ri do të thotë shumë për skuadrën e tregoi Pep Guardiola, i cili shpërtheu në lot pasi skuadra e tij mposhti rivalin e qytetit në finale në Wembley.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/June/04/auto_Screenshot_171685881488.png", "width": 900, "height": 603 } }

Triumfuan në FA Cup/ Festë e çmendur në dhomat e zhveshjes së Cityt, Grealish i shqetësuar për çantën Gucci

Lojtarët e Manchester City kanë përfunduar misionin për dy nga tre pjesët e udhëtimit të tyre historik drejt tripletës dhe pas fitimit të FA Cup, pasoi një çmenduri e plotë në dhomën e zhveshjes.

Manchester City fitoi dje 2-1 ndaj Manchester United dhe kështu fitoi të dytin nga tre trofetë më të mëdhenj për të cilin po lufton këtë sezon. Më parë kanë fituar Premier League, ndërsa fundjavën e ardhshme do të luftojnë në finalen e Champions League për trofeun e tretë, titullin e kampionit të Evropës në përballjen me Interin.

Skenat nga dhoma e zhveshjes tregojnë se sa shumë do të thotë për skuadrën e Pep Guardiolës fitimi i FA Cup. Është festuar në fushë dhe më pas skenat janë zhvendosur në dhomat e zhveshjes, ku qytetarët kanë dhuruar spektakël.

Jack Grealish filmoi dhe postoi një video të festës në Instagram. Njeriu përgjegjës për fanellat në dhomën e zhveshjes së Cityt, dhe gjithashtu një nga më përgjegjësët për atmosferën e mrekullueshme, Brandon Ashton, e kishte ditën e tij.