Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen shoferët e dy mjeteve

Policia ka arrestuar 2 drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksidentin e rëndë një ditë më parë në Bërxullë ku humbi jetën një i mitur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bërxull, në rrugën ‘Shkëndija’, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit