Largimi nga Partizani? Reagon Elton Marini: Jam në Kosovë për llogari të...

Pak orë më parë u përfol në media se Elton Marini e ka mbyllur bashkëpunimin me Partizanin, Mirëpo diçka të tillë e ka mohuar vetë, drejtori sportiv i të kuqve i cili në një prononcim për  “Panorama Sport”  u shpreh se është ende në krye të detyrës.

“Jam në detyrë. Aktualisht jam në Kosovë për llogari të Partizanit, pasi po negocioj për të afruar një lojtar. Me Partizanin kam kontratë 3-vjeçare. Si unë dhe trajneri vijojmë punën”, ka sqaruar drejtori sportiv.