E papritur, Partizani ndan rrugët me Elton Marinin

Elton Marini me shumë gjasa e ka mbyllur bashkëpunimin me Partizanin.

Sipas raportimeve në media bëhet me dije se drejtori sportiv nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Edhe pse sezoni futbollistik u kurorëzua me titullin kampion, diskutimi për trofeun deri në fund, nuk ka lënë shije të mirë të drejtuesit.

Një lajm i papritur në klubin e kuq që vjen në momentin më të mirë për skuadrën dhe tashmë pritet të mësohet për emrin e drejtorit të ri.

Rrjedhimisht është në dyshim edhe e ardhmja e trajnerit Colella, i cili ka qenë i përzgjedhur nga Marini në fillim të sezonit që shkoi.