U nda nga jeta rreth tre vite më parë, Rudina Dembacaj kujton me mall të atin e ndjerë

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka kujtuar të atin e saj të ndjerë, rreth tre vite pasi ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

Rudina publikon herë pas herë foto me të atin e ndjerë në rrjetet sociale, teksa e kujton me mall. E së fundmi ajo i ka prekur të gjithë me postimin e saj në InstaStory ku ka ndarë një foto të babait të saj dhe krahas imazhit i dedikon fjalët e ndjera

“…si i bëhet kur të merr malli shumë, shumë!”

Kujtojmë se disa kohë më parë,aktorja ka treguar disa tipare të karakterit të të atit të saj të ndjerë, madje zbuloi dhe  fjalët e fundit që i tha përpara se ta përcillte në banesën e fundit.

“Vlerat e vërteta të një malësori i kishte në mënyrë absolute. Ditën kur e përcolla për në banesën e fundit babit, e ndjeva shumë të nevojshme dhe një nga fjalët që i thashë me zë ishte: ‘Edhe malësorë edhe evropian, vetëm ty të kam njohur’. Dashtë Zoti unë ose motra të bëjmë një djalë që ti ngjajë të paktën një 30%,”– u shpreh Rudina.