Vlorë/ Digjet banesa pas shpërthimit të bombulës së gazit
Flakët kanë shkrumbuar një banesë mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Babicë të Vlorës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:20 për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit.
Tentativa për të ndezur bombulën për gatim ka sjellë edhe shpërthimin e saj pas rrjedhjes së gazit gjatë natës.
Në banesë ishin të pranishëm djali së bashku me nënën e tij, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
“Sa do gatuaja, mori flakë. Vetëm atë banesë kemi.“-shprehet banori.
Ndërkohë zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje. Zjarrfikësit kanë mundur te shuajnë zjarrin dhe kanë nxjerrë bombolën e gazit e cila duket qartë që ka çarje.
Policia po merr në pyetje pronarin e banesës.