Arabia Saudite miliarda dollarë Bangladeshit për ndërtimin e plot 600 xhamive

Bangladeshi miratoi një projekt për ndërtimin e qindra xhamive në sajë të miliarda dollarëve fonde të Arabisë Saudite, duke rritur shqetësimin për ekspansion të islamit rigoroz në këtë shtet në Azinë Jugore.

Autoritetet i hapën dritën jeshile këtë javë ndërtimit të 560 xhamive, një në çdo qytet në këtë shtet me shumicë myslimane.

Qeveria e Sheikh Hasina kërkon të fitojë grupet islamike me afrimin me shumë gjasa të zgjedhjeve të parakohshme legjislative.

“Xhamitë e ndërtuara me fonde saudite do të pajisen me salla studimi, biblioteka dhe qendra kulturore me dëshirën për shërbyer si model për besimtarët”, tha për median Shamim Afzal, kreu i Fondacionit islamik, një organizatë publike.

“Një ide e përkryer për të përhapur njohuri të vërteta të fesë islame