Berisha: Kryeskapisti liron Sajen dhe prangos Joanën në vend të Ogertës! Kjo është Soros Reformë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, pikërisht kur duhej sfumuar skandali i lirimit të Saimir Tahirit.

Berisha shkruan se në vend që të arrestohej ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, arrestohet zyrtarja e saj.

“Kryeskapisti liron Sajen pas ultimatumit, prangos Joanën në vend të Ogertës!

Kësaj i thonë reformë e suksesshme apo Soros Reformë!” shkruan Berisha.

Kryetari demokrat tha një ditë më parë se lirimi i Saimir Tahirit erdhi pas ultimatumit të tij se do zbulonte lidhjet kriminale të Edi dhe Olsi Ramës.