VIDEO/ Kina i kërkon SHBA-së të ndalojë stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

Kreu i diplomacisë kineze, Wang Yi i kërkoi sërish dje SHBA-së ndalimin e manovrave ushtarake në Korenë e Jugut, në një moment kur tensionet janë rritur ndjeshëm mes Uashingtonit dhe Phenianit.

“Vazhdimi i testeve bërthamore shkel rezolutat e OKB-së, por edhe vijimi i manovrave ushtarake në afërsi të gadishullit nuk respekton aspak rezolutat e OKB-së”, deklaroi Wang, duke parashtruar një kërkesë për ndërprerjen e stërvitjeve ushtarake të ushtrisë amerikane dhe asaj koreano-jugore.

Ai mbajti këtë qëndrim gjatë një konference shtypi në Berlin në takimin me homologun gjerman, Sigmar Gabriel.

Seuli njoftoi manovra të përbashkëta me një aeroplanmbajtëse amerikane që pritet së shpejti në rajon.