Tërmet në Serbi, Vuçiç mbledh urgjent qeverinë pas lirimit të Haradinajt

Vendimi i Gjykatës së Colmarit për lirimin e kryetarit të AAK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkaktuar një tërmet të vertëtë në Serbi.

Menjëherë pas bërjes publike të lajmit për lirimin e Haradinajt, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, shkruajnë mediat serbe.

Siç bëhet e ditur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet në orën 11:00 të mesditës.