Përflitej për një kalim te Al Ittihad, Karim Benzema pyeti Cristiano Ronaldon për Arabinë Saudite

E ardhmja e Karim Benzema është ende e paqartë. Topi i Artë i vitit 2022 ishte shumë pranë bashkimit me Al Ittihad në ditët e fundit, por francezi në fund bëri një hap pas dhe vendosi të qëndrojë te Real Madrid sipas disa mediave spanjolle.

Një informacion i ri është bërë i ditur këtë të shtunë nga AS. Sipas të përditshmes spanjolle, sulmuesi 35 vjeçar i kërkoi Cristiano Ronaldos informacion në lidhje me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite.

Pas ofertës stratosferike të Al Ittihad, KB9 kontaktoi ish-shokun e tij të skuadrës te “Los Blancos” për t'i kërkuar informacion mbi kampionatin arab, kushtet e jetesës apo ekipet. Përgjigja e CR7 e bindi francezin për interesin e kalimit në futbollin saudit. Madje, Benzema thuhet se kishte arritur marrëveshje me qeverinë saudite për një transferim te Ittihad FC, kampion i Arabisë Saudite.

Por, Benzema ndryshojë mendje më vonë dhe i la mënjanë zërat për një largim nga Reali. Ai ka ende kontratë me Realin deri në vitin 2024.