Farsa zgjedhore/ Berisha denoncon me FOTO skandalin e radhës

Kryetari demokrat, Sali Berisha vazhdoi denoncimin e farsës zgjedhore të majit.

Në një foto të shkrepur në fshatin Aliban të Vlorës, shihet vëzhguesi i PS teksa asiston një votim familjar.

“Farsa zgjedhore maj 2023!

Votimi në Aliban. Personi me kurriz është vëzhgues i PS. Votim familjar,” shkruan Berisha.

Opozita do të vazhdojë denoncimin e farsës zgjedhore derisa të plotësojë dosjen e këtij krimi elektoral.