U afrua me bujë, kush është sulmuesi i Partizanit që iku pa u ndjerë

Nëse ikja e Engjëll Hotit nuk është zyrtarizuar ende, largimi i parë te Partizani mund të quhet Fabian Shahaj.

Sulmuesi erdhi në skuadër pas largimit të Matej Cvetanoskit dhe pretendohej që ai të kontribuonte më shumë, por në vërtetë ndodhi e kundërta. 20-vjeçari i ardhur në huazim nga ADO Den Hag ka përfunduar huazimin dhe është kthyer në skuadrën, që zotëron kartonin e tij.

Me Partizanin ai regjistroi vetëm 2 paraqitje si zëvendësues, pa lënë asnjë shenjë. Ai grumbulloi gjithsej 31 minuta, teksa në pjesën më të madhe të ndeshjeve iu desh të qëndronte në tribunë. Shahaj mund të cilësohet si zhgënjimi më i madh i janarit, pavarësisht se ai nuk erdhi për të bërë diferencën.