", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/June/03/auto_gocat1685776239.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Xhesika Berberi përshkruan Selena Gomez dhe këngëtarja është fiks ashtu siç e mendonim

Xhesika Berberi ishte dje e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” dhe tregoi se ka takuar Selena Gomez dhe se ka bërë një bisedë shumë të çiltër me të, duke theksuar se këngëtarja e ka surprizuar dhe i ka lënë përshtypje tepër pozitive.
 
“Personi që me të vërtet e kam vlerësuar shumë ka qenë Selena Gomez. Ka qenë një vajzë me këmbë në tokë dhe kemi bërë një bisedë të çiltër dhe të hapur. Më ka bërë shumë përshtypje”, u shpreh Xhesika.
 
“Për famën që ajo ka dhe thjeshtësinë që prezantonte, ishte jashtëzakonisht e mirë”, shtoi modelja.
 
Në fakt, një numër shumë i madh njerëzish e kanë shprehur se Selena është shumë e sjellshme me njerëzit, veçanërisht me fansat e saj.

Rishtazi, një video ku ajo i bërtiste një truproje sepse u soll keq me një fanse bëri xhiron e rrjetit, duke e shtuar më shumë dashurinë e njerëzve për këngëtaren dhe aktoren, pasi edhe duke pasur një nivel të tillë fame, sërish Selena tregon anën më të butë dhe njerëzore.