VIDEO/ Trump nis një raketë nga Kalifornia për t’i treguar aftësitë bërthamore Kim Jong-un

Forcat ajrore amerikanë kanë gjuajtur një raketë të fuqishme nga bregu  kalifornian mes tensioneve në rritje me Korenë e Veriut për shkak të programin bërthamor të Kim Jong-un.

“Minuteman III” është një raketë balistike (ICBM) e aftë për sulme nukleare, por ditën e djeshme u lëshua pa mbushje bërthamore, shkruan “Fox News”.

Testi raketor, i kryer nga baza ajrore “Vandenberg” në Kaliforni, e dërgoi raketën  e fuqishme rreth 4,200 milje larg bregut kalifornian, në Ishujt Marshall.

Kolonel John Moss, komandanti i bazës tha se nisja "ishte një demonstrim i rëndësishëm i aftësive bërthamore të shtetit amerikan."

Testi i raketës “Minuteman III” vjen mes tensioneve të ashpra në Gadishullin Korean, ndërkohë që një flotë amerikane po u afrohet ujërat e Koresë së Veriut. 

Megjithatë, një zëdhënëse e Komandës së Përgjithshme të Luftës së Forcave Ajrore thotë se testi ishte planifikuar paraprakisht dhe nuk lidhet me situatën në Korenë e Veriut, shkruan syri.net. Nisja iste planifikuar të mërkurën nga ora 12:01 deri në 6:01 sipas orës lokale. 

"Këto nisma janë thelbësore për të verifikuar statusin e forcës tonë bërthamore dhe për të demonstruar aftësitë tona kombëtare ," tha koloneli Moss, në një deklaratë./SYRI.net/ 

Foto nga vendngjarja

 

"