Rinovoi kontratën me Milan, flet Leao: Jam shumë i lumtur, sezonin tjetër duam të bëjmë gjëra të mëdha

Pas një pritjeje thuajse një vjeçare erdhi dita e Rafa Leaos. Sulmuesi portugez i Milanit ka rinovuar kontratën e tij me klubin kuqezi deri në 30 qershor të vitit 2028.

Leao pritet të përfitojë 5 milionë euro në sezon, plus disa bonuse që do të paguhen nga Milani çdo muaj. Portugezi ka përfituar një rritje të konsiderueshme të pagës me kontratën e re.

“Jam shumë i lumtur, ishte një gjë që doja ta bëja dhe tashmë u bë. Shpresojmë që të bëjmë gjëra të mëdha në të ardhmen. Të mendojmë për Veronën dhe më pas për vitin e ardhshëm ku duam të fitojmë gjëra të mëdha”, ka thënë Leao pas rinovimit të kontratës.