Korrupsioni 4 milionë lekë/ Zyrtarja e Ramës u arrestua bashkë me një specialiste/ EMRAT
Arrestohet Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.
Arrestimi u bë me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit.
Po ashtu në pranga është vënë edhe Laura Sheto, specialiste te “bashkëqeverisja”.
Burime të SYRI TV bëjnë me dije se arrestimi ka ndodhur në flagrancë.
Dy zyrtaret janë korruptuar me shifrën e 4 milionë lekëve.
Në një reagim për arrestimin e Duros, Prokuroria e Posaçme thotë se është një operacion në zhvillim e sipër.
Po ashtu ka dyshime se dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë euro, gjë që nuk është verifikuar ende nga SPAK.