Simeone i kthen përgjigje të bujshme Interit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka refuzuar ofertën për të marrë drejtimin e Interit.

Është e përditshmja spanjolle “Marca” e cila raporton se strategu argjentinas nuk dëshiron të bëhet trajner i “Nerazzurrëve”.

Për shkak të rezultateve të dobëta, kohët e fundit Simeone ishte përmendur si kandidat për pasardhës të Stefano Piolit i cili në fund të sezonit do të largohet nga zikaltërit.

Kujtojmë që prej vitit 1996-1999 Simeone ka luajtur për Interin.