‘Rreth 1000 rrënjë kanabisi në 3 dhoma’/ Arrestohet i riu shqiptar në Belgjikë

Në prangat e policisë belge ka rënë një i ri shqiptar në zonën e Souvret, pasi u kap duke u kujdesur për rreth 1000 rrënjë kanabisi brenda një banese të përshtatur si plantacion për bimët narkotike.

Sipas mediave belge bimët ishin ndarë në 3 dhoma, ku në total u gjetën 963 rrënjë për të cilat kujdesej i riu shqiptar.

Para gjykatës i riu pranoi rolin e tij si përgjegjës në rritjen e bimëve të kanabisit për llogari të personave të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e një organizate të strukturuar kriminale.