VIDEO-SYRI TV/ Detaje nga vrasja e e 33-vjeçarit shqiptar në Breshia të Italisë

Vrasja e shqiptarit Alfons Kola në Itali, duket se ka ndodhur për një borxh që viktima i kishte autorit, Petrit Gega. Ky i fundit është arrestuar nga policia italiane pak pas ngjarjes së rëndë. Alfons Kola dhe Petrit Gega janë të dy të lindur në fshatin kallmet të Lezhës, madje sipas banorëve, viktima dhe autori kanë lidhje familjare mes tyre.

SYRI TV

Viktima dhe autori, janë gjithashtu në lidhje familjare me njëri-tjetrin, ndërsa sipas banorëve të fshatit Kallmet, nuk është raportuar kurrë që dy familjet të kenë pasur probleme.

Deri më tani ende nuk janë zbardhur motivet e krimit të rëndë, ndërsa pritet që më shumë detaje për ngjarjen të japë autori Petrit Gega. Mediat italiane ndërkohë dyshojnë se mes viktimës dhe autorit, shkak i konfliktit që nisi në një lokal dhe përfundoi me vrasjen e Alfons Kolës, mund të jetë bërë një borxh që viktima i kishte autorit.

Në fshatin Kallmet të Lezhës, banorët nuk pranojnë të japin shumë detaje për kamerat. Megjithatë, syri televizion ka arritur të mësojë, se nëna e autorit të ngjarjes së rëndë, mbrëmjen e së enjtes, ka shkuar për ngushëllim në familjen e viktimës, teksa pritet që nga Italia të bëhet edhe ardhja e trupit të pajetë të Alfons Kolës.

Gaz.M.Marku. Op.A.Gjoni. Red.J.Hoxhaj. Mont. G.Zani