Klevis Balliu: Tahiri doli, paratë i mbeten, droga vazhdon

Shefi i Organizimit në grupin Berishës, Klevis Balliu ka reaguar pas lirimit nga qelia të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Tahiri doli, paratë i mbeten, droga vazhdon”, shkruan Balliu.

Ish-ministri ishte dënuar me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu reduktua në 3.4 vite burg. Teksa sot u lirua nga qelia për të vijuar dënimin e mbetur në arrest shtëpie.