Ukraina rrëzoi më shumë se 30 raketa dhe drone brenda natës, pamjet nga fronti i Bakhmut

Ukraina thotë se ka rrëzuar më shumë se 30 raketa dhe dronë të “hedhura” nga Rusia drejt Kievit gjatë natës.

Në nje deklaratë të tyre, autoritetet ushtarake të Kievit thanë: “Sipas informacioneve paraprake, më shumë se 30 objektiva ajrore të llojeve të ndryshme u zbuluan dhe u shkatërruan në hapësirën ajrore mbi dhe rreth Kievit nga forcat e mbrojtjes ajrore”.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i cili më herët raportoi dy valë të ndara sulmesh, tha në Telegram se nuk kishte thirrje për shërbime shpëtimi.

Ndërkohë janë publikuar disa fotografi të fundit nga vija e frontit në Ukrainën lindore, përkatësisht ukrainasit në një vend të pazbuluar aty pranë.

Ndryshe, sirenat e sulmit ajror ranë në të gjithë Ukrainën herët të premten, ndërsa kryebashkiaku i Kievit raportoi shpërthime në kryeqytet.

Kjo pasoi një sulm me raketa në kryeqytet një ditë më parë, i cili vrau tre persona, përfshirë një vajzë 9-vjeçare, e cila thuhet se kishte tentuar të hynte në një strehë për bomba që ishte e mbyllur.