SYRI TV/ Magjia e Festivalit ‘Gjimanstrada’, Mimoza Mevlani: U sjellim buzëqeshjen fëmijëve

Festivali "Gjimnastrada" gëzoi 18 grupe fëmijësh nga të gjitha trojet e Shqipërisë, me muzikë, kërcim, vallëzim, sport nën kujdesin e veçantë të Themelueses dhe organizatores Mimoza Mevlani. Një histori 30-vjeçare suksesi, për të cilën Mevlani është e lumtur, ndërsa zbulon për Syri Tv se në korrik Shqipëria do të jetë pjesë e World Gjimnastrada 2023, që do të mbahet në Holandë.

Syri tv

Një festival me ngjyra të hareshme, për të ndriçuar shpirtrat e vogëlushëve në Ditën e një Qershorit. "Gjimastrada", festivali traditë me  grupe valltarësh, balerinësh, këngëtarësh, talenteve në sport me pjesëmarrës nga të gjitha trojet e Shqipërisë, dha mesazhe të rëndësishme përmes performancave të talenteve të rinj për të dashur tjetrin ndryshe e për t'ju gëzuar jetës. Themeluesja e "Gjimanstradës", Mimoza Mevlani pas 30 vitesh suksesi të këtij organizimi ndan një lajm të veçantë:

Mënyra e konceptimit të Festivalit është ndjellëse për fëmijët. Sipas koordinatores së programit, ata rriten së bashku me magjinë e festivalit.

Fryma mes grupeve të talenteve të rinj dhe puna e vazhdueshme për të finalizuar lëvizjet gjatë interpretimeve në skenë është një prej elementëve që veçon Drejtuese e "Internacional Dance Akademi Tirana".

Në përfundim të Festivalit grupet u vlerësuan me çmime. /Gaz: E. Xhemali, Op: S. Goga, Mont: N. Stafa/