Zyrtare/ Ferhan Hasani rikthehet pas 8 vitesh në Danimarkë

Ferhan Hasani i dha fund aventurës së tretë me Shkëndijën. Kapiteni e mbylli me kuqezinjtë nga Tetova dhe është transferuar në futbollin danez.

32-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2025 me Helsingor, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit danez.

Dhe që sezonin e ardhshëm do të tentojë rikthimin në elitë.

“Buba” ka një eksperiencë të madhe. Mesfushori ofensiv ka veshur 43 herë fanellën e Maqedonisë së Veriut, teksa ka luajtur me skuadra si Wolfsburg, Helsinki, Al Raed.

Hasani provoi edhe një aventurë të shkurtër në Superiore me Partizanin, ndërkohë që rikthehet pas 8 vitesh në Danimarkë.

Lojtari nga Tetova ishte pjesë e Brondby në vitet 2013-2015.

Tani rikthehet sërish në shtetin skandinav për të ndihmuar Helsingorin për t’u ngjitur në Superligë.