Flamur Noka sërish në SPAK për denoncimin e masakrës elektorale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, është paraqitur paraditen e sotme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Flamur Noka ka bërë disa kallëzime në SPAK lidhur me masakrën zgjedhore.

Burime bëjnë me dije se është thirrur në cilësinë e personit deklarues.

Kujtojmë se Noka u thirr në Prokurorisë së Posaçme edhe me datën 23 maj, po ashtu për kallëzimet për zgjedhjet e 14 majit, ku dha më tepër sqarime dhe u pyet si deklarues.