Sipas inteligjencës artificiale, ja si do të dukeshin disa të famshëm nëse do të ishin ende gjallë

E keni pyetur ndonjëherë veten se si do të dukeshin Diana ose Kurt Cobain nëse do të ishin ende gjallë? Me përparimin e inteligjencës artificiale, artistët po përpiqen të rikrijojnë imazhet e njerëzve të famshëm që u ndanë nga jeta vite më parë.

Micah Daigle është një dizajner që po merret me sintografi – metodë e përdorur për të prodhuar muzikë, imazhe apo dizajne të tjera duke përdorur modele gjeneruese. Ai trajnon dizajnerët se si të përdorin mjete të reja për krijimet e inteligjencës artificiale dhe përdor Midjourney, një program gjenerues i inteligjencës artificiale, për të krijuar art.

Koleksioni i tij i ri i imazheve të inteligjencës artificiale përmban “foto të njerëzve që vdiqën shumë të rinj”. Ja disa prej tyre: