Plagosja e 50-vjeçarit/ Gruaja e viktimës iu lut autorit të mos qëllonte

Është bërë publik identiteti i 50-vjeçarit, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmë në Shijak.

Bëhet fjalë për Ardian Çyrbjan, ndërsa autori i dyshuar është Ervis Hodo.

Ky i fundit ka shtënë tri herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit, i cili ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijës. Plumbat e kanë kapur një në bark dhe tjetri afër zemrës. Bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më.

I plagosuri është nga Shijaku, ndërsa autori i krimit Hodo është nga Dibra, i ardhur disa dekada me parë me banim në Shijak.

Sipas policisë, sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur pounë n për zbardhjen e plotë të ngjarjes.