Një vështrim në dasmën mbretërore të Jordanisë në FOTO

Princi i kurorës i Jordanisë u martua me vajzën e një familjeje të shquar saudite në një festë në pallat në Aman, ku morën pjesë mbretër dhe persona të tjerë VIP nga e gjithë bota, ndërsa turmat u mblodhën të emocionuar në të gjithë mbretërinë.

Martesa e së enjtes e Princit të Kurorës Hussein, 28 vjeç, dhe arkitektes Rajwa Al Saif, 29 vjeçe, pati një listë të të ftuarve të mbushur me yje, kryesuar nga Princi William dhe gruaja e tij, Kate, duke përfshirë  dhe zonjën e parë të SHBA-së Jill Biden.

Festimet kishin një rëndësi të thellë për Jordaninë, duke theksuar vazhdimësinë në një shtet arab të çmuar për stabilitetin e tij afatgjatë dhe duke rifreskuar imazhin e monarkisë pas një grindjeje në pallat. 

Madje mund të ndihmojë Jordaninë e varfër me burime të krijojë një lidhje strategjike me fqinjin e saj të pasur me naftë, Arabinë Saudite.

Nusja, mbante të veshur një fustan elegant të bardhë dhe mbërriti në Zahran Palace me një Rolls-Royce Phantom V të vitit 1968, të bërë me porosi për stërgjyshen e ndjerë të princit të kurorës. 

Princi i kurorës mbërriti më herët me uniformë e tij ushtarake ceremoniale me një saber të veshur me ar.

 

Një turmë në qendër të Amanit feston ndërsa një ekran i madh tregon fillimin e ceremonisë së dasmës. [Foto Raad Adayleh/AP]

Djali i madh i mbretit Abdullah, Princi i Kurorës Husein, me bashkëshorten e tij Rajwa Al Saif, vajza më e vogël e biznesmenit saudit Khaled Al Saif. [Reuters]

Al Saif mbërrin me një Rolls Royce Phantom V të vjetra të vitit 1968. Automjeti u bë me porosi për mbretëreshën e ndjerë Zein, stërgjyshen e princit të kurorës. [Reuters]

Al Saif ecën me Princin e Jordanisë Hashem bin Abdullah drejt Princit të Kurorës Husein dhe Mbretit Abdullah II. [Reuters]

Al Saif, vajza e një familjeje të shquar saudite, përshëndetet nga një grup që luan gajde ndërsa arrin në Pallatin Zahran të Jordanisë. [Ahmad Abdo/Reuters]

Princi i kurorës me të atin, mbretin, në dasmën në Aman

Princi William dhe Princesha Catherine e Britanisë takohen me Princin e Kurorës së Jordanisë Husein dhe Rajwa Al Saif në ceremoninë e tyre të martesës. [Reuters]

Mbreti Abdullah II i Jordanisë dhe mbretëresha Rania përshëndesin zonjën e parë amerikane Jill Biden dhe vajzën e saj Ashley Biden. [Reuters]

Ekrane të mëdha dhe ngritën në mbarë vendin për turmat për të parë dasmën. [Ahmad Abdo/Reuters]

Husseini dhe Al Saif largohen nga pallati pas dasmës së tyre mbretërore.