VIDEO/ Egnatia fituese e Kupës së Shqipërisë, shikoni momentin emocionues kur Xhekson ngre lart trofeun

Egnatia u shpall ekipi fitues i edicionit të 71-të të Kupës së Shqipërisë , pasi mundi me rezultatin minimal 1-0 Tiranën në stadiumin “Elbasan Arena”. Goli i vetëm i kësaj finaleje për rrogozhinasit u shënua nga Xhekson në minutën e 114-të të takimit.

Pas ndeshjes, një festë elektrizuese shpërtheu në “Elbasan Arena” në momentin që rrogozhinasit ngritën lartë trofeun.

Për më tepër shikoni momentin e ngritjes së trofeut nga kapiteni Xhekson.