Ilion Lika: Urime Egnatias, kampionatin e dimë si na e morën

Portieri i Tiranës, Ilion Lika ka folur pas humbjes në finalen e Kupës së Shqipërisë.

“Sjam i mërzitur, uroj Egnatian për Kupën. Ne moralisht jemi kampionë, e dimë se si na e morën kampionatin s ishte e thënë për të fol më për të. Djemtë e mi janë kampionët e Shqipërisë, kjo Tiranë arrin të trembë kundërshtarët. I uroj shokët e mi, trajnerin, ne jemi kampionë, jemi dëmtuar ekonomikisht, presidenti ka humbur shumë. Përshëndes tifozët dhe familjen time. Do vazhdojmë ne jemi Tirona ne do synojmë edhe sezonin e ardhshëm të gjitha trofetë e mundshëm”, tha ai për “Oversport”.