Shameti: Zgjedhja në Kosovë është - demokraci e cunguar me rend apo - as rend, as demokraci?!

Analisti Sokol Shameti u përball edhe me analistin Armand Shkullaku në studion e Çim Peka LIVE lidhur me situatën në Kosovë dhe çfarë duhet të bënte qeveria Kurti.

Shameti argumentoi: “Është edhe debati që Mandi (Shkullaku) e përmendi domethënë në debatin nëse duhet rendi apo demokracia. Por mua më rezulton se nuk është ky debat atje, sepse veriu i Kosovës është një situatë edhe pa rend, edhe pa demokraci!

Demokraci nuk ka! Aty serbët ikën nga zgjedhjet, pra nuk ka funksionuar. Edhe Albin Kurti e pranon që  zgjedhjet që u bënë atje, kryetarët e komunave që dolën prej andej, janë të cunguara, nuk janë plotësisht legjitimë, janë me K të vogël etj. etj. Pra, ishim në një situatë pa rend, pa demokraci, ku u tentua që të ofrohej diçka që ngjan me demokracinë dhe kur ajo u refuzua, u tentua që ajo të imponohej nëpërmjet rendit.

Pra, u ofrua diçka që është “Demokraci e cunguar me ndihmën e rendit” dhe alternativa tjetër është “as rend – as demokraci”!  Pra, çfarë është më mirë?! Kjo është zgjedhja: demokraci e cunguar me rend apo "as rend - as demokraci"?! shtroi pyetjen në tryezë, Sokol Shameti./ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: Shameti: Kjo që ndodhi në veri të Kosovës - prelud i asaj që do të ishte Zajednica!

'Grekët në Shqipëri, italianët, francezët diku pranojnë të jenë pakicë, kurse serbët jo, duan të jenë sundues'