Futbollisti kroat pranë transferimit të ëndrrave, largohet nga Chelsea dhe kalon te City

Futbollisti i kombëtares kroate të futbollit, Mateo Kovacic, së shpejti do të bëjë transferimin e ëndrrave të tij, raporton eksperti më i besueshëm i transferimeve Fabrizio Romano.

Kovacic, i cili mbushi 29 vjeç më pak se një muaj më parë, ra dakord për të gjitha kushtet e kontratës me Manchester Cityn dhe do të largohet nga Chelsea pas pesë vitesh.

Kovacic mbërriti te Chelsea nga Reali në vitin 2018 dhe bëri gjithsej 221 paraqitje, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Europa League me Blutë.

Siç raporton Romano, tashmë mbetet që klubet të bien dakord për shumën e dëmshpërblimit.

Sipas Transfermarkt, çmimi i Kovacic në merkaton e futbollit është 45 milionë euro dhe duke qenë se ai po hyn në vitin e fundit të kontratës me Chelsean, pritet që Qytetarët të paguajnë pikërisht atë shumë.