Vajza e Monica Belluccit merr vëmendjen e të gjithëve

Vajza e Monica Belluccit është fotografuar nga paparacët në rrugët e Romës duke xhiruar një reklamë për markën luksoze Dolce & Gabbana.

Deva Cassel është fotografuar pranë shatërvanit të njohur Fontana di Trevi. 18-vjeccarja kishte veshur një fustan të zi dhe dukej shumë elegante.

Modelja ka rreth 1 milionë ndjekës në Instagram dhe ka nisur të ndjekë tashmë hapat e prindërve të saj, pasi ka firmosur një kontratë të re për një serial të ri në Netflix.