Kryesojnë anglezët, ja kush janë 30 klubet më të shtrenjta në botë

Revista “Forbes” ka publikuar listën me 30 klubet më të shtrenjtë të futbollit në planet ku surpriza më e madhe vjen nga Premier League ku Manchester United humbet kryesimin me vlerë aktuale 5.65 miliardë euro dhe në krye është ngjitur Real Madrid me rreth 55 milionë euro më shumë.

Asetet dhe marka Los Blancos vlerësohen më shumë se çdo klub tjetër në planet ndërsa treshen kryesore e plotëson Barcelona, e ndjekur nga Liverpool dhe Manchester City. Në dhjetëshen kryesore bëjnë pjesë edhe Bayern Munchen, PSG, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal.

Në total janë 12 klubet angleze në këtë klasifikim ku në 10 të parët bie në sy mungesa e një klubi italian, çka reflekton krizën që ka përfshirë Serie A në nivel marketingu.