VIDEO-SYRI TV/ Riparimi i banesave të Komunitetit Rom, Flamur Golemi gënjeu familjet

Pesëmbëdhjetë familje të komunitetit Rom, prej gjashtë muajsh janë në qiell të hapur, pasi nuk ka përfunduar rikonstruksioni i banesave të tyre. Kryebashkiaku Gjirokastër Flamur Golemi, në dhjetor të vitit 2022, deklaronte se banesat do të ishin gati në muajin mars, por prej muajsh punimet janë ndërpreë duke lënë familje me fëmijë pa strehë.

SYRI TV

Sot familjet janë ende të pastreha, dhe shumica prej tyre jetojnë në baraka. Pjesëtarët e komunitetit rom thonë se punimet janë ndërprerë, dhe nuk u jep askush përgjigje nëse banesat e tyre do të përfundojnë.

Nga projekti, që parashikonte restaurim të 15 banesave, janë afër përfundimit vetëm 5 banesa, ndërsa 10 të tjera, nuk kanë pasur asnjë ndërhyrje, pavarësisht se sipas kryebashkiakut Flamur Golemi, ato do të duhet të ishin gati brenda muajit mars.

Syri tv ka derguar edhe nje email zyrtar bashkise se Gjirokastres ne lidhje me kete problematik, pasi për kameran, zyrtarët nuk pranojnë të flasin.