SYRI TV/ PL denoncon krimin elektoral në Kuçovë, Blushi: Makineria e ‘rilindjes’ mbushi kutitë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi,  denoncoi këtë të enjte krimin elektoral në Bashkinë e Kuçovës, ku sipas tij kandiati i rilindjes ka vjedhur mandatin.

Blushi publikoi edhe pamje nga kamerat e sigurisë të KZAZ-ve në Kuçovë, ku  sipas tij faktohet se si makineraia krimale e qeverisë mbusht kutitë me fletë votimi nga jashtë. 

Ai theksoi se provat janë flagrante, dhe krimi zgjedhor nuk mund të mbyllet pa ndëshkim.