EMRAT/ Vritet me thikë shqiptari në Itali, arrestohet bashkatdhetari

Alfonso Kola, 33-vjeçari shqiptar që u godit me thikë mbrëmë jashtë një lokali në Calcinato, ka ndërruar jetë gjatë natës . Burri kishte mbërritur në spital në kushte të dëshpëruara dhe nuk mbijetoi, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.

Një person është në arrest për vrasjen. Bëhet fjalë për Petrit Gega, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës , që dyshohet se ishte sulmuesi i tridhjetë vjeçarit dhe u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.