Bebe Rexha sjell për herë të parë një këngë shqip

Bebe Rexha do të sjellë për herë të parë një këngë shqip.

Këngëtarja me origjinë shqiptare zbuloi në Instagram se do të sjellë një këngë në bashkëpunim me DJ Gimi-O. “A duhet ta nxjerr këtë këngë në shqip këtë verë?” pyet ajo në një video të postuar në Instagram.

Me gjasë, kënga – ku Bebe këndon “Ti je vetëm për mu’/ A e di sa shumë të du’?” – do të publikohet këtë verë.

Kjo shënon herën e parë që këngëtarja vjen me një këngë shqip. Duke marrë parasysh faktin që shumë këngë të DJ Gimi-O, si “Habibi”, janë bërë jashtëzakonisht virale në Tiktok dhe platforma të tjera, do të jetë një nga hitet e verës.