Mbrojtësi portugez rinovon kontratën me Manchester United

Diogo Dalot, ish-lojtari i Milanit, ka rinovuar kontratën e tij me Manchester United deri në vitin 2028 me një opsion për të zgjatur bashkëpunimin edhe një vit tjetër.

“Të luaj për Manchester United është një nga nderet më të mëdhenj që mund të kem në futboll. Kemi ndarë momente fantastike në 5 vitet e fundit, jam rritur shumë dhe pasioni im për këtë klub është i pamasë dhe rritet që nga dita kur u bëra pjesë e tij. Si grup lojtarësh, ndihemi të gjithë në fillim të një udhëtimi special.

Mund t’iu siguroj që do ti dedikohem pa pushim këtij grupi për të ndihmuar skuadrën që të arrijë objektivat dhe të bëjmë krenarë tifozët e kësaj skuadre”, ka thënë mbrojtësi portugez pas firmosjes së kontratës.