Manchester United humbet Martial para finales së FA Cup me Cityn

Erik ten Hag dhe Manchester United kanë marrë një lajm të keq në prag të finales së FA Cup ndaj Manchester City-t.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Anthony Martial do të humbasë finalen e FA Cup.

Sulmuesi ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit të United, që e fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Fulhamit dhe si pasojë do të mungojë në përballjen e së shtunës.