", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/June/01/auto_0_21685604527.jpg", "width": 900, "height": 505 } }

Pësoi infarkt në skenë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur kubanez

Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, këngëtari dhe kompozitori i njohur kuban,  Juan Carlos Formell.

Ai vdiq pasi pësoi një atak në zemër në skenë në Lehman Center for the Performing Arts në Bronx, Nju Jork më 26 maj.

Formell, i cili ishte djali i legjendës së muzikës Juan Formell, u nominua për një Grammy në vitin 2000 për albumin e tij të parë “Songs from a Little Blue House”.

Ai u largua nga Kuba dhe u transferua në Nju Jork në vitin 1993, dhe pas vdekjes së babait të tij në vitin 2014, ai mori drejtimin si basist në grupin e tij afro-kuban, Los Van Van.

Ata po performonin në Bronx kur ai papritmas u rrëzua pranë një perde në fund të skenës pasi pësoi një atak në zemër.