Tre viktima nga sulmet ruse me raketa në Kiev, mes viktimave dhe një fëmijë

Tre persona janë vrarë në një sulm ajror rus në Kiev, kanë thënë zyrtarët në kryeqytetin e Ukrainës.

Administrata ushtarake e Kievit tha në një postim në Telegram se një nga viktimat ishte një fëmijë.

Kryebashkiaku Vitaly Klitschko më vonë konfirmoi se të paktën 14 persona ishin plagosur në sulm.

Imazhet e publikuara nga Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit treguan dëme në një bllok banesash dhe një strukturë të kujdesit shëndetësor.