Në maj 1918, kur u krijua komiteti 'Mbrojtja Kombëtare e Kosovës'
“Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” ishte Komiteti që u krijua në fshehtësi në majin e 1918-ës, njoftoi Drejtoria e Arkivave.
Atdhetarët e Kosovës, Hoxhë Kadriu, Bedri Pejani, Hasan Prishtina, Halim Gostivari, Hysni Curri, Niman Ferizi etj, do të mblidheshin në fshehtësi të plotë në Shkodrën pritëse, ku dhe do të ngrinin selinë organizative për ndërmarrjen e veprimtarisë politiko-atdhetare.
Krerët e KMKK-së do t'i interpretonin vendimet e ndërkombëtarëve në vitin 1913-ës si padrejtësi ndaj trojeve që u copëtuan. Të gjendur në këto kushte, nxitën krijimin e Komitetit, platforma e të cilit kishte qëllim kryesor çlirimin e viseve kosovare nga zgjedha e huaj, si edhe kthimin e këtyre viseve në Shqipërinë mëmë.
Fotoja më poshtë, paraqet themeluesit dhe anëtarët e këtij Komiteti.