E rëndë, mbytet i riu në lumin Mat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milot ditën e sotme, dyshohet se një i ri është mbytur në lumin Mat në afërsi të urës së Zogut.

Sipas gazetarit të Syri TV, forcat e policisë dhe ekipet e shpëtimit po shkojnë në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kërkimet për të riun.

Mësohet se i riu po lahej në lumin Mat dhe tragjikisht ka humbur jetën duke u mbytur në rrjedhën e tij.