FOTO/ Sulmohet dhunshëm makina e SYRI-t nga serbët në Zveçan, i çajnë gomat
Makina e SYRI TV është sulmuar këtë pasdite nga serbët në Zveçan duke i çarë gomat.
Nga fotot e mbërritura në redaksinë e SYRI-t, dallohen gomat e rëna të makinës së redaksisë të çara me mjete të mprehta.
Para pak minutash protestuesit kanë filluar të dëmtojnë veturat e mediave që po qëndrojnë në terren për të ndjekur situatën e fundit në veri.
Dhuna e protestuesve serbë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme ndaj mediave, duke mos kursyer edhe gazetarët, ku njëri prej tyre është goditur fizikisht.