Kounde hedh poshtë mundësinë e largimit nga Barça: Do të qëndroj këtu
Mbrojtësi francez Jules Kounde ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga Barcelona.
Ditëve të fundit është spekuluar se ish-futbollisti i Sevillas do të largohet nga katalanasit gjatë kësaj vere, megjithatë Kounde ka konfirmuar se nuk do të largohet nga skuadra e Xavi Hernandezit.
“Unë do të qëndroj këtu”, ka thënë Kounde për "Bein Sports".
Mbrojtësi francez nuk ka shfaqur performancë të mirë në sezonin që u mbyll pak ditë më parë, pavarësisht se ai fitoi titullin e kampionit me Barcelonën në La Liga.