Ilir Meta niset me urgjencë drejt Presidencës

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka shkuar me urgjencë drejt Presidencës mbrëmjen e sotme për t’u takuar me kreun e shtetit Bujar Nishani.

Takimi i Metës me Nishanin vjen në një kohë kur dështuan negociatat nga ndërkombëtarët dhe nesër është raundi i tretë për kandidatët për President.

Nuk është e qartë nëse Ilir Meta ka ndonjë plan B për të zgjidhur krizën politike në vend. 

Rreth orës 22:00, Ilir Meta u largua nga Kryesia e Kuvendit pasi thirri një tryezë me partitë parlamentare për t’i informuar për dështimin e negociatave ditën e djeshme.

Por, edhe tryeza e tij e sotme dështoi pasi në takim nuk kishte shkuar asnjë parti opozitare, madje as vetn Edi Rama. /SYRI.net/